Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen kundër Wolvesit këtë të shtune, nesër më 2 nëntor, raporton Goal.
Kapiteni i Arsenalit, Xhaka, është kritikuar shumë për përplasjen e tij me tifozët brenda stadiumit të Emirateve kur ai është zëvendësuar gjatë barazimit 2-2 në Crystal Palace të dielën e shkuar, transmeton Koha.net.
Lexoni edhe:
Xhaka, po ashtu, ka kërkuar falje për veprimet e tij por së pari bëri një shpjegim se përse humbi qetësinë, duke insistuar se ishte “lënduar thellë” nga “abuzimi i përsëritur” që ka marrë nga tifozët në javët e fundit.
“Ai ka kërkuar falje tifozëve, të gjithëve dhe tani fokusi është për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp.
“Nuk është në mendjen time që ai të luajë në ndeshjen e nesërme kundër Wolvesit. Mendoj se nesër ai nuk do të luajë sepse mendoj që duhet të fokusohemi 100 për qind për këtë ndeshje”, shtoi ai.