Sport

Juventusi në garë për Haalandin

Edhe kampioni i Italisë, Juventusi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili po shkëlqen këtë edicion te skuadra e Red Bull Salzburgut.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Mësohet se Juventusi ka shprehur gatishmëri që për transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Haaland, këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 15 ndeshje për Salzburgun.

Ai te ekipi austriak u transferua në janar të këtij viti nga Molde për pesë milionë euro dëmshpërblim. Haaland ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2023. Krahas Juventusit, interesim për të kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, Real Madridi e shumë skuadra tjera të mëdha.