Sport

Xhaka është i shkatërruar, por refuzon të kërkojë falje

Xhaka është i shkatërruar, por refuzon të kërkojë falje

Granit Xhaka është i shkatërruar dhe i trishtuar, por vazhdon të refuzojë që t’iu kërkojë falje tifozëve të Arsenalit. Presioni ndaj Xhakës ka vazhduar edhe të martën, për sjelljet që i pati ai në fushën e lojës, të dielën mbrëma në barazimin 2:2 të Arsenalit me Crystal Palacen.

Kapiteni i Arsenalit pasi ishte ftuar që të zëvendësohej, kishte bërë disa veprime rresht që janë vlerësuar të papranuara e që erdhën si reagim ndaj fishkëllimave të tifozëve ndaj tij. Ai, ndër të tjera, e kishte hedhur shiritin e kapitenit dhe i kishte sharë tifozët, ndërsa e ardhmja e tij te klubi i madh londinez vazhdon të mbetet e paqartë. Ka pasur të tillë që i kanë dalë në mbrojtje reprezentuesit të Zvicrës, por më shumë që kanë kritikuar sjelljen e tij. Marrja e shiritit të kapitenit mund të jetë prej masave të Arsenalit, ndërkohë që janë bërë edhe thirrje që Xhaka të largohet nga Arsenali në janar, shkruan sot Koha Ditore.