Sport

City pas Tonalit

Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të ri, italianit Sandro Tonali që është pjesë e Brescias, përcjellë të martën tabloidi anglez “The Sun”.

Bëhet e ditur se City tashmë po e përgatit ofertën për Tonalin, të cilin synon ta transferoj në fund të këtij edicioni. Për kartonin e tij, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro, pasi Tonali pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, transmeton Koha Ditore.

Tonali 19-vjeçar, po vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdha në Itali. Ai këtë edicion ka shënuar një gold he ka bërë dy asistime në nëntë paraqitje për Brescian, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Krahas Cityt, interesim për Tonalin kanë treguar edhe PSG-ja, Juventusi, Interi, Atletico Madridi e Chelsea.