Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e vlerëson rivalitetin me Messin, tregon cili është goli më i bukur në karrierë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se rivaliteti i gjatë me Lionel Messin ishte “i shëndetshëm” për të dy lojtarët.

Portugezi, duke folur për “France Football”, ka shpjeguar se dyshja e kishte shtyrë njëri-tjetrit drejt sukseseve, pasi të dy ishin të nominuar për një tjetër Top të Artë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ballafaqimi me njëri-tjetrin në Spanjë, na mundësoi të përmirësohemi. Kur isha te Real Madridi, ndieja këtë presion. Ishte rivalitet i shëndetshëm”, ka deklaruar ai.

Për golin e tij të preferuar, ish-ylli i Realit ka zgjedhur golin me gërshërë ndaj Juves në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin 2017-18.

Numri 7 është i famshëm për dedikimin ndaj ushtrimeve dhe kur pyetet për sekretin që e mban gjithmonë në top-formë, lojtari ka thënë gjithmonë se është puna serioze që bën.

“Fillimisht, ju duhet talent, përndryshe s’mund të arrini aq shumë. Gjithsesi, talenti është i kotë, pa punë të pandalshme. Nuk do të arrija kurrë ku jam sot, pa kulturën e punës serioze”, ka shtuar portugezi.