Sport

Merr fund ëndrra e Kosovës për kualifikim në Botërorin e futsallit

Descriptive Text

Ka marrë fund ëndrra e Kosovës që të kualifikohet për në Botërorin e futsallit, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” pësuan 1 me 7 nga Sllovenia në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit 2 të fazës së dytë kualifikuese.

Drilon Maxharraj realizoi golin e vetëm për Kosovën.

Në Grupin 2, Kosova përfundoi si e treta me tre pikë. Ukraina e Sllovenia nga dy pozitat e para të grupit siguruan kualifikimin në raundin tjetër. Bashkë me Kosovën u eliminua edhe Maqedonia e Veriut.