Sport

Kosova mposht Maqedoninë Veriore në futsall, Krasniqi thotë se tani fokusi është te Sllovenia

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore në rrethin e dytë të kualifikimeve për Botëror.

“Dardanët” fituan përballjen e sotme me rezultat prej 5 me 7 për t’i mbajtur gjallë shpresat për të kaluar këtë fazë, transmeton Koha.net.

Golashënues në këtë takim ishin Rukovci, Maxharraj, Alaj, Prenqi, Topilla dhe dy herë shënoi Qerimi.

Kurse të vendasit shënuan Ismaili, Krstevski, Ziberi, Agushi, e Micevski.

Image

Kapiteni i Kosovës, Vahid Krasniqi për Koha.net ka thënë se janë të kënaqur me paraqitjen e sotme ndaj Maqedonisë Veriore, megjithatë fokusi tani është te ndeshja e radhës ndaj Sllovenisë.

“Sa i përket lojës jemi të kënaqur sepse kishim një angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët. Ishim duke avancuar gjatë gjithë kohës, derisa për një kohë të shkurtë Maqedonia arriti të marrë epërsinë, por në fund arritëm që ta kthejmë rezultatin në favor tonin dhe të fitojmë me rezultat prej 5 me 7”, është shprehur Krasniqi. “Tani duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë”.

Kosova ndaj Sllovenisë luan të dielën nga ora 20:00, derisa kujtojmë se kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Ukrainës.

Renditja aktuale në Grupin 2 është kjo:

Image