Sport

Prishtina mposht Dritën, nxehet gara për kreun e tabelës

Foto: KF Prishtina/Arkiv

Prishtina ka mposhtur Dritën minimalisht 1 me 0 në xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës për t’u ngjitur në top-katërshe.

Armend Thaçi shënoi golin e fitores. Ai realizoi në minutën e 82-të.

Me fitoren e gjashtë këtë edicion, Prishtina arrin në kuotën e 20 pikëve dhe i afrohet kreut të tabelës. Gjilani vazhdon të prijë me 24 pikë, i dyti është Ballkani me 23, ndërsa Drita e Prishtina vijnë më pas me 21, përkatësisht 20 pikë. Edhe Llapi ka 20 pikë në pozitën e pestë.

Image