Sport

Kosova në futsall pëson thellë nga Ukraina

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar thellë nga Ukraina në ndeshjen e parë të Grupit 2 të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2020.

Takimi i zhvilluar në Maqedoni, ku mbahet turneu i këtij grupi, u mbyll me rezultat 7 me 1 për ukrainasit.

Jeton Rukovci realizoi golin e vetëm për “Dardanët”.

Në Grupin 2 janë edhe Maqedonia e Veriut si nikoqire dhe Sllovenia. Dy ekipet e para në tabelën e grupit, pas përfundimit të tri ndeshjeve, kalojnë në Rundin Elite, e pastaj vjen play-offi për kualifikim në Botëror.