Zakaria drejt Atleticos

Zakaria drejt Atleticos

24 October 2019 12:43

Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria pritet që karrierën ta vazhdoj në La Liga, te Atletico Madridi që është favorit për të siguruar shërbimet e tij gjatë janarit.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton “Koha Ditore”. Raportohet se Atletico tashmë ka ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 22-vjeçarit, që po shkëlqen këtë edicion te ekipi gjerman.

Zakaria te Gladbachu është transferuar para dy vjetësh nga Young Boysi për 12 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2022.

Për reprezentuesin zviceran, interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, Interi e Borussia Dortmundi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme