Sport

Emery ende nuk i ka shëruar plagët nga periudha te Parisi

Pas humbjes 1:0 të hënën mbrëma në udhëtim ndaj Sheffield Unitedit, shumë tifozë të Arsenalit janë duke bërë pyetje për mungesë shokuese të gjallërisë dhe kreativitetit të skuadrës së tyre.

Zërat e pakënaqësisë janë duke u rritur në veri të Londrës dhe taktikat e trajnerit Unai Emeryt janë duke u vënë në pikëpyetje, shkruan Daily Mail.

Ka paralele shqetësuese me periudhën e 47-vjeçarit te Paris Saint-Germaini, problemet që u krijuan nën sipërfaqe dhe që dolën në shesh te momenti i quajtur "Rikthimi", kur Barcelona mposhti Parisin e Emeryt me 6:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së kampionëve në "Camp Nou", duke e anuluar disavantazhin 4:0 nga ndeshja e parë. Ndoshta plagët e asaj humbjeje ende kanë mbetur.

Emery kishte marrë postin e trajnerit të Paris Saint-Germainit si një nga trajnerët më entuziazmues dhe ndër më të vlerësuarit, transmeton Koha Ditore. Por pasi e udhëhoqi Sevillan drejt tre titujve rresht në Ligën e Evropës, metodat e tij kishin hasur në rezistencë në zhveshtoren e Paris Saint-Germainit me plot yje.

Thiago Silva, kapiten i klubit, mësohet se kishte udhëhequr rebelimin, dhe lojtarët kyç si Blaise Matuidi dhe Javier Pstore ishin në mesin e kritikëve më të zëshëm të formacionit 4-2-3-1 të Emeryt.

Trajneri kishte dy zgjedhje.

Ai mund të qëndronte me atë formacion që e kishte testuar dhe atë qasje që i kishte sjellë aq shumë sukses në Spanjë, apo të dorëzohej para fuqisë së lojtarëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)