Interi të mërkurën mbrëma do ta presë Borussia Dortmundin në një ndeshje që pritet të vendosë për fatin e tij në Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Skuadrës italiane i duhet fitorja për të mbajtur të gjalla shpresat për kalim në fazën nokaut të "Championsit", mirëpo trajneri Antonio Conte është munduar të ulë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, transmeton Koha Ditore.
"Për të folur për këtë si një finale, më duket e ekzagjeruar. Është sigurisht një ndeshje e rëndësishme, kundër një skuadre të fortë, por prapë është vetëm një ndeshje. Ne duhet ta fitojmë atë, por finalet vijnë më vonë. Është nevoja të marrim rezultat të rëndësishëm në çdo ndeshje, kështu që qasja jonë nuk do të ndryshojë as në këtë ndeshje, nuk do të ndryshojë ideja e as mentaliteti. Unë preferoj të flas vetëm për skuadrën time. Ne kemi pranuar tre gola ndaj Sassuolos nga topat që kemi humbur. Duhet të kemi kujdes ndaj Borussias pasi është shumë e mirë në kundërzbritje. Ne e dimë këtë, por duam të luajmë futbollin tonë", ka thënë Conte në konferencën për media.
Interi pas dy xhirove zë vendin e tretë në Grupin F me një pikë, ndërsa grupin e kryeson Dortmundi me katër pikë, sa i ka edhe Barcelona.
Ndryshe nga Liga e Kampionëve, Interi është duke gëzuar formë të mirë në kampionatin italian...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)