Sport

Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve, e të cilin e mbante superylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Me tre golat ndaj Club Brugget në Grupin A, Mbappe u bë futbollisti më i ri në histori të “Championsit” që arrin të shënojë 15 gola.