Sport

Dybala fantastik, dy gola për dy minuta

Paulo Dybala ka realizuar dy gola tejet të shpejtë për Juventusin, për t’ia mundësuar përmbysjen e rezultatit ndaj Lokomotivës së Moskës në Ligën e Kampionëve.

Rusët ishin në epërsi 0 me 1 nga minuta e 30-të kur Miranchuk realizoi golin, por argjentinasi me dy gola të bukur arriti të kthejë epërsinë te “Zonja e Vjetër”.

Golin e parë, Dybala e shënoi nga distanca në minutën e 77-të, ndërsa vetëm dy minuta më pas e shfrytëzoi për mrekulli një top të kthyer nga portieri mysafir për të kaluar ekipin e Maurizio Sarrit në epërsi.