Sport

Dermaku do të luajë edhe ndaj Interit

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, pritet të jetë titullar te Parma edhe në ndeshjen e ardhshme kampionale kundër Interit, përcjell “Tuttomercartoweb” të martën.

Dermaku vikendin e shkuar debutoi në Serie A pas lëndimit të Bruno Alvesit dhe luajti 75 minuta, transmeton “Koha Ditore”.

Alves nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen me Interin, që Parma e luan në udhëtim të shtunën dhe Dermaku pritet sërish ta zëvendësojë.

27-vjeçari te Parma u transferua para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri në vitin 2023.