Sport

Messi, Ronaldo e Van Dijk i prijnë listës së nominimeve për Topin e Artë

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë tre yjet që i prijnë listës me 30 të nominuar për Topin e Artë 2019.

Messi është në “gjueti” për Topin e gjashtë të Artë, me të fundit të fituar më 2015. Ai shpreson ta shtojë këtë çmim në koleksion pas titullit të Më të mirit nga FIFA në shtator.

Ylli i Juventusit, Ronaldo, herën e fundit e fitoi Topin e Artë më 2017. Edhe ai është në garë për titullin e gjashtë të tillë.

Van Dijk i Liverpoolit, në anën tjetër, mund të bëhet mbrojtësi i parë që e fiton Topin e Artë që nga Fabio Cannavaro më 2006.

Çmimi prestigjioz do të ndahet në një ceremoni më 2 dhjetor.

Topi i Artë ndahet nga “France Football”. Revista franceze ndante këtë çmim në bashkëpunim me FIFA-n deri më 2016, kur u themelua “FIFA BEST”.

Luka Modriq i Real Madridit theu dominimin 10-vjeçar të Messit e Ronaldos duke e fituar çmimin në vitin e shkuar.

“France Football” ka publikuar listën e 30 të nominuarve për Topin e Artë:

Sadio Mane

Sergio Aguero

Frenkie De Jong

Dushan Tadiq

Hugo Lloris

Kylian Mbappe

Trent-Alexander Arnold

Donny van de Beek

Pierre-Emerick Aubameyang

Marc-Andre ter Stegen

Cristiano Ronaldo

Alisson

Matthijs de Ligt

Karim Benzema

Georginio Wijnaldum

Virgil van Dijk

Bernardo Silva

Heung-min Son

Robert Lewandowski

Roberto Firmino

Antoine Griezmann

Kalidou Koulibaly

Kevin De Bruyne

Riyad Mahrez

Lionel Messi

Mohamed Salah

Eden Hazard

Marquinhos

Raheem Sterling

Joao Felix