Sport

Milani barazon me Leccen

Milani s’ka arritur më shumë se një barazim me Leccen në xhiron e tetë të Serisë A.

Ekipet barazuan 2 me 2, me Leccen që siguroi barazimin në minutat shtesë.

Hakan Calhanoglu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 20-të. Khouma Babacar barazoi gjithçka në minutën e 60-të. Krzysztof Piatek kaloi Milanin sërish në epërsi në minutën e 81-të dhe kur pritej që gjithçka të përfundonte në favor të vendasve, Marco Calderoni barazoi në minutën e 92-të.

Milani ka 10 pikë pas tetë ndeshjeve, në pozitën e 12-të, tri pozita më lartë se Lecce që ka shtatë pikë.

Image