Sport

Si mësoi “i mbijetuari” i Chapecoenses të ëndërrojë sërish

Si mësoi “i mbijetuari” i Chapecoenses të ëndërrojë sërish

Në çdo fatkeqësi ajrore, ka njerëz që me fat e kanë shmangur atë. Ata do të duhej të ishin aty, por fati ka bërë që të mos jenë. Ata janë fatlum, por natyrisht, një pasuri e tillë vjen me një çmim. Barra psikologjike nuk është e lehtë për t'u përballuar dhe do të qëndrojë me ta përgjithmonë.

Lourency, është anëtari i parë dhe i fundit i gjeneratës fatkeqe të Chapoecoense, që arriti në futbollin evropian për të vazhduar karrierën. Ai është pjesë e Gil Vicente, ekip që bën gara në kampionatin e Portugalisë, të cilit iu bashkua kohë më parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Independent.