Sport

S’ka fitues në derbin Atletico – Valencia

Derbi i kësaj jave në La Liga ndërmjet Atleticos dhe Valencias nuk ka dhënë fitues.

Skuadrat ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Diego Costa që në minutën e 36 i dha epërsinë Atleticos duke shënuar nga penaltia.

Shifrat i barazoi Parejo në minutën e 82.

Në fund të ndeshjes me karton të kuq u ndëshkua Lee Kangin nga radhët e Valencias.

Atletico ka tani 15 pikë në vendin e katërt, derisa Valencia në katër pozita më poshtë ka 12 pikë.