Shuhet skuadra italiane Palermo

Shuhet skuadra italiane Palermo

19 October 2019 12:22

Dy vjet agoni, të premten kanë marrë fund, kur zyrtarisht është shuar ekipi italian Palermo pas 32 vjetësh ekzistencë. Gjykata e falimentimeve në qytetin e Palermos ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të shpallur falimentimin origjinal - shuarjen e klubit. Ky vendim është shpallur të premten dhe ekipi që njihet si US Citta di Palermo më nuk ekziston.

Gjykata ka vendosur në favor të prokurorëve, ndonëse Andrea Zamparini, i biri i ish-pronarit të Palermos, Maurizios, kishte bërë një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për të shlyer borxhet e klubit. Mirëpo, kjo ofertë ishte vlerësuar shumë e ulët për shkak se Palermo kishte shumë më shumë borxhe, shkruan sot Koha Ditore.

"Agonia e ekipit të Palermos që nisi në vitin 2017 pas hetimeve të prokurorëve në llogarinë e klubit, përfundoi të premten kur edhe zyrtarisht u vendos që ekipi të shuhet", ka shkruar gazeta italiane "Corriere dello Sport".

Palermo u themelua në vitin 1987, duke u bërë klubi i katërt që përfaqësonte qytetin sicilian, pasi i pari u formua në vitin 1900. Atëbotë u formua ekipi sicilian që njihej me emrin Anglo Palermitan Athletic and Football Club, por që u shua për t'u rithemeluar në vitin 1920 si US Palermo. Pas 21 vjetësh (1941), klubi u rithemelua për herë të tretë dhe njihej si US Palermo-Juventina përpara se të formohej para 32 vjetësh klubi që të premten mori fund - US Citta di Palermo.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme