Sport

Rahovecin e dërrmuar e pret derbi i nxehtë në Suharekë

Rahovecin e dërrmuar e pret derbi i nxehtë në Suharekë
 

Ende të revoltuar për ndeshjen e mesjavës ndaj Feronikelit, te Rahoveci duhet të bëhen gati për ndeshjen e ardhshme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Rahoveci luan të dielën (17:00) në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit të Kosovës.

Rahoveci në mesjavë luajti ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë ndaj Feronikelit. Ndonëse Feronikeli ishte vendas, ndeshja u luajt në Rahovec, por fitore befasuese shënoi skuadra nga Drenasi me rezultatin 75:72. Por te Rahoveci vlerësojnë se arbitrat kanë ndikuar direkt në rezultat, duke mos pranuar një kosh të shënuar nga largësia në fund të ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.