Sport

Matuidi e Cuadrado do të rinovojnë me Juventusin

Blaise Matuidi dhe Juan Cuadrado, do të rinovojnë kontratat me skuadrën e Juventusit, ka njoftuar të premten sajti italian "Calciomercato".

Mësohet se marrëveshja tashmë është arritur marrëveshja mes palëve që pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ai Matuidi ashtu edhe Cuadrado kanë kontrata aktuale me Juventusin deri në fund të këtij edicioni. Të dy lojtarët, do të rinovojnë kontratat deri në fund të edicionit 2021/22.

Matuidi 32-vjeçar, është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 dhe ka dy tituj kampioni te Italisë. Ndërkohë, Cuadrado 31-vjeçar, te Juventusi është prej vitit 2015 dhe ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A. Që të dy, këtë edicion janë titullar te trajneri Maurizi Sarri.