Messi fiton për herë të gjashtë Këpucën e Artë Foto: Reuters

Messi fiton për herë të gjashtë Këpucën e Artë

16 October 2019 14:37

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka fituar për herë të gjashtë Këpucën e Artë për formën e lartë që shfaqi në sezonin 2018/19.

Ai e fitoi këtë garë me top yjet e futbollit evropian, duke shënuar 36 gola në 34 paraqitje për klubin katalunas, të cilin e ndihmoi të fitojë La Ligën, transmeton Koha.net.

32 vjeçari e arriti këtë sukses për herë të gjashtë.

Rivali më i afërt i tij për këtë çmim ishte ylli i PSG-së, Kylian Mbappe me 33 gola për kampionin e Francës.

Kurse top treshen e ka mbyllur sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella, i cili në sezonin e kaluar ishte top golashënues në Serie A me 26 gola.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme