UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Bullgarisë e Anglisë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Bullgarisë e Anglisë

15 October 2019 23:08

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në ndeshjen e së hënës ndaj Anglisë, ndërsa ka hapur procedurë ndaj Anglisë për shkak të ndërhyrjes nga tifozët gjatë intonimit të himnit të bullgarëve.

Ndeshja e së hënës, e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”, në Sofje u përcoll me abuzim racist ndaj anglezëve, me ndeshjen që u ndërpre dy herë.

Bullgaria po akuzohet për katër pika, atë për thirrjet raciste, hedhje të sendeve në fushë, ndërhyrje gjatë himneve dhe për përsëritjet në kuadër të ekranit të madh në fushë.

Sot, Borislav Mihaylov dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës së Futbollit në Bullgari.

Ndeshjen e së hënës e kishte fituar Anglia 0 me 6.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme