20:47

Shqipëria në vëllazërore ia zbeh gjasat Kosovës për Evropian

Shqipëria ka mposhtur Kosovën në kuadër të përballjes së përfaqësueseve të kategorisë U-21 në eliminatoret për Euro 2021.

Ndeshja vëllazërore përfundoi me rezultat 2 me 1 për vendasit. Shaqir Tafa dhe Arbnor Mucolli realizuan golat për Shqipërinë. Për Kosovën shënoi Blend Baftiu.

Me fitoren e kuqezinjve i janë zbehur gjasat Kosovës për kualifikim në Evropian. Në Grupin 3, Austria prin me nëntë pikë pas tri ndeshjeve. Anglia ka gjashtë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Kosova me gjashtë pikë pas katër ndeshjeve mbetet e treta. Shqipëria pas pesë takimeve ka pesë pikë në vend të katërt. Turqia e Andorra janë në dy pozitat e fundit me katër, respektivisht një pikë.

17:52

Formacionet zyrtare, Shqipëri U21 – Kosovë U21

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Shqipërisë (U-21) dhe Kosovës (U-21), e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2021”.

Ekipet përballen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të Grupit 3, ku Kosova nga tri ndeshje ka gjashtë pikë e Shqipëria nga katër ndeshje ka vetëm dy pikë.

Formacionet zyrtare:

Image