Celina thotë se Kosova është dashur të shënonte më shumë gola ndaj Malit të Zi

Celina thotë se Kosova është dashur të shënonte më shumë gola ndaj Malit të Zi

14 October 2019 23:04

Bersant Celina ka thënë se Kosova është dashur të shënonte më shumë gola ndaj Malit të Zi, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.

“Dardanët” fituan 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit e Vedat Muriqit. Celina ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke asistuar në golin e parë.

“Mund të shënonim më shumë gola, por më e rëndësishmja ishte fitorja. Mendoj se po të kishim më shumë fat do të arrinim më shumë gola, por dy gola ishin mjaft për fitore”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme