Sanchezi mund të mungojë deri në tre muaj Foto: Reuters

Sanchezi mund të mungojë deri në tre muaj

14 October 2019 17:10

Përzgjedhësi i Kilit, Reinaldo Rueda, ka pranuar se pret që sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez të mungojë “për dy ose tre muaj”.

Sanchez pati problem me kyçin e këmbës në barazimin e Kilit me Kolumbinë në fundjavë, dhe Rueda ka pranuar se lojtari kyç i kombëtares do të duhet të operohet.

“Ai mund të operohet. Interi, klubi i tij, do të vendosë. Mund ta humbim për dy ose tre muaj. Është keq sepse ai sapo nisi të luante sërish me Interin dhe realizoi dy gola, derisa luan edhe në Ligën e Kampionëve. Ishte i lumtur dhe super i motivuar. Tani duhet të presim për orët vendimtare”, ka thënë ai në një konferencë për media.

30-vjeçari është huazuar këtë sezon tek Interi nga Manchester Unitedi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme