Keniasja Brigid Kosgei ka thyer rekordin e maratonës në kategorinë e femrave.
25-vjeçarja arriti të përfundojë maratonën në Chicago për dy orë, 14 minuta e 4 sekonda, duke tejkaluar rekordin e Paula Radcliffe, që ishte në fuqi qe 16 vjet, që kur ajo fitoi në Maratonën e Londrës më 2003.
Etiopasja Ababel Yeshaneh ishte e dyta në Chicago me gjashtë minuta e 47 sekonda prapa fitueses, ndërsa top-treshen e kompletoi Geleta Burka nga Etiopia.
Vetëm 22 garues në kategorinë e meshkujve dolën më shpejtë se Kosgei.
“Nuk po e prisja një vrapim të tillë”, ka thënë ajo pas garës.