Sport

Gjimnastja Simone Biles hyn në histori, arrin medaljen e 24

Descriptive Text

Gjimnastja amerikane, Simone Biles ka hyrë në histori duke e fituar sot medaljen e saj të 24-të në Kampionat Botëror të Gjimnastikës, raporton Reuters.

Biles është bërë atletja më e dekoruar në histori të gjimnastikës, duke e rrëmbyer medaljen e artë sot në Stuttgart, duke e lënë prapa bjellorusen Vitaly Scherbo, që ka 23, transmeton Koha.net.

Katër herë kampionia olimpike tani mban 18 medalje të arta në katër kampionate Botërore, derisa Scherbo ka 12 në pesë kampionate të zhvilluara nga 1991-96.

22 vjeçarja sot mori të artën me 15.066, duke lënë prapa kinezen Liu Tingting me 14.433. Kurse medaljen e bronztë e rrëmbeu Li Shijia.