Sport

Kosova U17 pëson nga Sllovenia U17

Pas barazimit historik me Holandën U17, të rinjtë e Kosovës U17 u mposhtën nga Sllovenia e kësaj grupmoshe 2:0, në kualifikimet e Evropianit 2020.

Të besuarit e Besnik Kollarit e pësuan golin e parë në minutën e 12-të, nga Sesko.

Në minutën e 63-të, Hoti i Kosovës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’i lënë “Dardanët” me një futbollist më pak në fushë, transmeton KTV.

vazhduan me sulme, dhe golin e dytë e realizuan pesë minuta para fundit, me Zejsekun. Takimi i radhës për Kosovën U17, që renditet e fundit në grupin 12 me një pikë nga dy ndeshje, do të jetë kundër Uellsit.