1 perditesime
22:38

Çekia mposht Anglinë, Kosovës i komplikohen gjërat

Çekia ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Anglisë në shtëpi.

Vendasit e fituan këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishin anglezët që e nisën më mirë këtë përballje duke kaluar në epërsi në minutën e pestë nga penaltia.

Por, çekët arritën të barazojnë shifrat pas vetëm katër minutave përmes Brabeqit.

Kurse golin e fitores e shënoi Ondrasek në minutën e 85 pas një gabimi nga anglezët.

Ndeshjen e radhës Çekia e luan ndaj Kosovës me 14 nëntor, derisa ndeshjen e fundit e luan ndaj Bullgarisë me 17 nëntor.

Kosova në anën tjetër ka edhe tri ndeshje në dispozicion, atë ndaj Malit të Zi më 14 tetor, si dhe ndaj Çekisë e Anglisë, në një tentim mjaft të vështirë tani për t’u kualifikuar në Evropian.

Aktualisht në krye të Grupit A janë Anglia dhe Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova në të tretin ka tetë pikë.

20:52

Dy gola të shpejtë në sfidën Çeki – Angli

Për nëntë minuta janë shënuar dy gola në sfidën ndërmjet Çekisë dhe Anglisë.

Anglia kaloi në epërsi në minutën e pestë përmes Harry Kanet, që shënoi nga penaltia, transmeton Koha.net.

Megjithatë, vendasit barazuan shifrat pas katër minutave përmes Brabeqit.