Sport

Rivaldo thotë se Barça duhet të bisedojë me Dembelen

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se ish-klubi i tij duhet të bisedojë me sulmuesin Ousmane Dembele.

Dembele është dënuar me dy ndeshje pasi tha fjalë të këqija për arbitrin gjatë ndeshjes kundër Osasunes.

Kjo gjë ka bërë që francezi të humbasë “El Clasicon”, që zhvillohet më 26 tetor, transmeton KosovaPress.

Sipas legjendës braziliane klubi duhet të bisedojë me francezin, pasi po i shfaq probleme tërë klubit.

“Dembele është në probleme pasi tha fjalë të këqija për arbitrin. U suspendua për dy ndeshje, do të humbasë ndeshjen ndaj Realit. Barcelona duhet të flasë me të, pasi mungesa e tij shfaq probleme për bashkëlojtarët”, deklaroi ai.

Barcelona është në vendin e dytë në tabelë me 16 pikë, dy me pak se rivale Real Madrid, i cili është lider.