Drejtuesit e Atletico Madridit janë afër që me sukses t'i mbyllin negociatat me mesfushorin Thomas Partey për rinovimin e kontratës.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se marrëveshja pritet që gjatë këtij muaji të zyrtarizohet.
Partey ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2023 kurse me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e Atleticos deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.
Ai do të ketë rritje të pagës, por edhe të klauzolës së lirimit, e cila prej 50 milionë eurosh do të bëhet në 100 milionë euro.
26-vjeçari, këtë edicion është i pazëvendësueshëm në mesfushë te Atletico dhe ka dy gola në nëntë ndeshje. Ai prej vitit 2015 është pjesë e Atletico Madridit.