Turneu “Street Ball”, tjetër organizim për të rinjtë në Kaçanik

Turneu “Street Ball”, tjetër organizim për të rinjtë në Kaçanik

10 October 2019 23:02

Në Kaçanik është mbajtur edhe aktiviteti i radhës në fushën e sportit, në kuadër të Programit “BRICK”, i implementuar nga CDF në bashkëpunim me Handikosin dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal.

Pas disa tuneve në sporte të ndryshme, të rinjtë e Komunës së Kaçanikut zhvilluan turne në “Street Ball”.

Turneu “Street Ball” u zhvillua në shkollën e mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, të premten, ku morën pjesë edhe persona me aftësi të kufizuara.

Organizatorët e këtij aktiviteti janë ndarë të kënaqur me rrjedhën e turneut.

Vjollca Kelmendi nga CDF ka shtuar se aktivitetet e tilla të organizuara në kuadër të programit BRICK, ia kanë arritur qëllimit.

Edhe nga organizata Handikos Kaçanik, janë ndarë të kënaqur me organizimin e aktiviteteve të tilla, që kanë për qëllim sensibilizimin e të rinjve të kësaj komune.

Turneu nisi me ndeshjet e para dhe ishte me sistem eliminimi, derisa në fund u zhvillua edhe ndeshja finale ajo ndërmjet ekipit me emrin “Kingat” dhe “Bashkimi bën fuqinë”. Ky i fundit është shpallur edhe fitues i turneut, pasi mposhti “Kingat me rezultatin 4:3, kurse vendin e tretë e zuri ekipi me emrin “Më të mirët”.

Vetëm vendit të parë i takoi kupa, kurse për pjesëmarrësit u ndanë edhe medalje.

Në Kaçanik pritet të mbahen edhe aktivitete të ndryshme sportive në kuadër të programit BRICK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme