Sport

Holanda përmbys Irlandën e Veriut

Holanda ka fituar 3 me 1 ndaj Irlandës së Veriut për të marrë kreun e Grupit C kualifikues për “Euro 2020”.

Takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë të grupit, holandezët e fituan me përmbysje.

Magennis kaloi Irlandën Veriore në epërsi në minutën e 75-të, por vendasit arritën të kthehen me tre gola në dhjetë minutat e fundit. Memphis Depay realizoi dy herë e një gol e shtoi De Jong.

Në Grupin C, Holanda prin me 12 pikë. Po aq pikë kanë edhe Gjermania e Irlanda e Veriut në pozitat dy dhe tre. Bjellorusia e Estonia mbyllin grupin.

Image