Ylli ia shkakton humbjen e parë Bashkimit Foto: Driton Paçarada / KD

Ylli ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

10 October 2019 22:42

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi u mposht nga Golden Eagle Ylli me rezultatin 85:69, në kuadër të xhiros së katërt, shkruan Koha Ditore. Për Yllin kjo është fitorja e katërt rresht në po aq ndeshje të zhvilluara, që e bën lider në tabelë me tetë pikë.

Valon Bunjaku me 19 pikë ishte më i miri tek Ylli, i përcjellur nga Anthony Adger me 17 pikë, kurse Altin Morina e Samir Zekiqi realizuan me nga 14 pikë.

Te Bashkimi, Terik Bridgeman realizoi 22 pikë, kurse Corey Roley-Ross regjistroi “double-double” me 19 pikë e 10 kërcime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme