Sport

Trajneri i Malit të Zi: Asnjë rival nuk do të jetë favorit ndaj nesh

Kosova me 14 tetor do të luajë ndeshjen kualifikuese për Euro2020 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Kosovën në rrugën drejt kualifikimit në evropian ku vetëm me fitore do të mbanin ‘gjallë’ shpresat për kalim tutje.

E, trajneri i Malit të Zi, boshnjaku, Faruk Hadzibegic së fundi ka dhënë një intervistë më ndryshe nga ajo e disa ditëve më parë ku Kosovën e quajti edhe Brazil, transmeton kp.

“Vetëm rezultatet pozitive mund ta ndryshojnë situatën në kampin tonë. Jemi të vetëdijshëm se ku gjendemi, por atmosfera është mjaft e mirë. Thjeshtë mungon një fitore për ta bërë mjedisin tonë edhe më të mirë. Në momentin kur jemi të kompletuar, kur kemi atmosferë, ne jemi të vërtetit dhe asnjë rival nuk do të jetë favorit ndaj nesh”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot Kosova luan miqësoren ndaj Gjibraltarit po në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.