Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, pasi ka thënë se ka nevojë për të luajtur, përcjellë "Football-Espana" të enjten.
Rakitiq 31-vjeçar, këtë edicion nuk po bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe deri më tani ka vetëm 186 minuta lojë për Barcelonën në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.
Më herët është raportuar se Rakitiq do të largohet nga Barça gjatë afatit kalimtar të janarit edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021.
"Po e përjetoj një situatë të vështirë, pasi nuk po luaj rregullisht dhe unë kam nevojë për të luajtur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por unë tashmë kam biseduar me klubin. Unë dua më të mirën si për vete ashtu edhe për Barcelonën, kështu që tani për tani jam pjesë e këtij klubit, por që dua minutazhë", është shprehur Rakitiq që ka luajtur edhe te Sevilla, Schalke e Baseli.