“Dardanët” e rinj nisin përgatitjet për fitore në Elbasan

“Dardanët” e rinj nisin përgatitjet për fitore në Elbasan

10 October 2019 09:53

Rafet Prekazi, të mërkurën paradite bëri publike listën me emrat e lojtarëve, kurse pasdite nisi stërvitjet me Përfaqësuesen U-21 të Kosovës për ndeshjen eliminatore për evropian kundër Shqipërisë.

Prekazi në listë ka përfshirë 22 futbollistë për këtë ndeshje, që do të zhvillohet javën tjetër, më 15 tetor në stadiumin "Elbasan Arena" prej orës 19:00, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja i takon Grupit C eliminator, të cilit i prijnë Austria, Kosova e Anglia me nga gjashtë pikë të tubuara, por "dardanët" e rinj kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërkohë, Shqipëria është e pesta në grup me dy pikë të tubuara pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Pjesë e këtij grupi janë edhe Turqia (4 pikë) e Andorra (1), të cilat i ka mposhtur Kosova. Në këto eliminatore, Kosova ka vetëm një humbje, atë nga Anglia gjatë muajit të shkuar.

Prekazi në konferencën për shtyp kur bëri publike listën, u paraqit përkrah qendërmbrojtësit Lirim Kastrati, i cili është pjesë e ekipit italian Bologna. Që të dy ishin optimistë sa i përket duelit me Shqipërinë, që përgatitjet i ka nisur ditë më parë.

Prekazi ka thënë se pret që Kosova të vazhdojë me paraqitje të mira në këto eliminatore edhe ndaj Shqipërisë, ndonëse ka pranuar se nuk ka dashur që "kuqezinjtë" t'i ketë në grup....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme