Ish-portieri i Chelseat dhe Arsenalit, Petr Cech, ka kaluar në lojën mbi akull, duke u bërë portier në ekipin Guildford Phoenix në hokejin mbi akull.
Çeku, fans i madh i këtij sporti, ka nisur të merret me hokej qysh pas pensionimit nga futbolli.
“Shpresoj të ndihmoj këtë ekip të ri të arrijë qëllimet e veta”, ka thënë 37-vjeçari. “Pas 20 vjetësh në futbollin profesional, kjo do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për mua që të luaj në lojën që e doja teksa e shikoja dhe luaja si fëmijë”.
Cech u pensionua në muajin maj në futboll. Guildford Phoenix luan në ligën e dytë të hokejit mbi akull në Britani. Aty do të jetë portieri i tretë.