Rahoveci ka pësuar humbje të thellë nga Cluj Napoca në ndeshjen e kthimit në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup.
Në ndeshjen e parë, “Vreshtarët” kishin pësuar 73:98, ndërsa në ndeshjen si mysafirë rahovecianët pësuan edhe më thellë. Rezultati i takimit të dytë ishte 91:47 me vendasit që fituan në çdo periudhë.
Kjo ishte hera e parë që Rahoveci mori pjesë në një garë evropiane.