Sport

Hendbollistja Suzi Ujkaj merr nënshtetësinë e Kosovës, i bashkohet përfaqësueses

Kombëtares së Kosovës në hendboll i është bashkuar edhe Suzi Ujkaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ujkaj përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Nga sot zyrtarisht jam shtetase e Republikës së Kosovës. Ndihem e nderuar, njëkohësisht do të jetë privilegj për mua që do të jem edhe reprezentuese e Kosovës në hendboll dhe do të jap kontributin tim që Kombëtarja e Kosovës të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përkrahur presidentin Thaçi e FHK-në për këtë.

“Falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, që me dekret presidencial më dha shtetësinë e Kosovës. Falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për përkrahjen si dhe trajnerin tim Faruk Shalën që me punë dhe përkushtim dhe sukseset e përbashkëta me klubin e hendbollit Istogu arrita që të jem e ftuar në Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ujkaj.