Sport

Evertoni insiston për Dembelen

Foto: Getty Images

Skuadra e Evertonit është futur në garë për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele dhe për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar është e gatshme të ofrojë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze. Evertoni e sheh Dembelen si përforcim ideal për sulmin, pasi francezi ka treguar paraqitje të mira këtë edicion.

23-vjeçari, ka shënuar gjashtë gola në dhjetë paraqitje në të gjitha ndeshjet për Lyonin, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023 kurse më herët ka luajtur edhe për Celticun e Fulhamin.

Krahas Evertonit, interesim për Dembelen ka treguar edhe Manchester Unitedi.