Sport

Milneri i vendosur të mbetet te Liverpooli

Foto: Reuters

James Milner është i interesuar të vazhdojë kontratën e tij me Liverpoolin, bën të ditur "Daily Star" të dielën.

Mesfushori 33-vjeçar të shtunën shënoi një penallti në minutën e 95-të duke i siguruar Liverpoolit një fitore 2:1 në Premier League ndaj Leicester Cityt, transmeton Koha Ditore.

Milner ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit të ardhshëm, por ai po shpreson të qëndrojë së paku deri në verën e vitit 2021 në klubin e madh anglez.

Milner te Liverpooli gjendet që nga vera e vitit 2015 kur kaloi si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.

Këtë stinor ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar dy tjerë.