Sport

Dalilah Muhammad kërkon më shumë sesa rekordet botërore

Ajo duhej të ishte e emocionuar. Kjo ishte ajo që të gjithë e prisnin në muajin korrik, kur Dalilah Muhammad e theu një rekord botëror që kishte qëndruar për 16 vjet.

Por në momentin që Muhammad kaloi vijën e finishit në garën e femrave në disiplinën 400 metra me pengesa në kampionatin e SHBA-së, Dalilah mezi festoi, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Ajo buzëqeshi para kamerës dhe pastaj duartrokiti përpara se të përqafojë disa prej konkurrenteve të tjera dhe të përshëndetej me turmën. Rekordi kishte qëndruar prej vitit 2003 dhe Muhammad ishte në ndjekje të tij prej momentit kur e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Por tash që e ka thyer këtë rekord, Muhammad duket e zbrazët sikur më nuk ka çfarë të bëjë.

Muhammad garën e mbajtur muaj më parë, e mbylli për 52.20 sekonda derisa rekordi ishte 52.34 sekonda, të cilin e kishte vendosur atletja nga Rusia, Yulia Pechonkina. Kështu që, edhe në Doha në kampionatin botëror, Muhammad nuk ishte shumë e emocionuar.

29-vjeçarja dallon shumë prej atleteve të tjera, të cilat nëpër rrjetet sociale bëjmë postime të ndryshme me fotografi dhe suksese. Muhammad është tjetër, ajo është shumë e përpiktë sa u përket përgatitjes, objektivave, fjalët që zgjedh dhe garat në të cilat vrapon.

Është myslimane, por feja nuk luan ndonjë rol tek ajo, edhe pse ndonjëherë është e ngarkuar politikisht. Në fakt, rekordi i saj vetëm i ka shkaktuar një krizë të çuditshme ekzistenciale.

"Kam menduar se do ta ndieja këtë arritje, do të ndihesha më ndryshe, shkëlqyeshëm në çdo aspekt. Me padurim prisja të thyeja këtë rekord që e ndjeka për tre vjet", thotë Muhammad. "Por në realitet nuk ndjeva asgjë. Më shumë anën negative, pasi pas kësaj çfarë motivimi do të kem për të vrapuar. Më nuk ka rekord dhe kjo më bëri të ndihem keq".

Shkurt, Muhammad është në kërkim të qëllimit të saj.

"Kush do të jem pas 20 vjetësh? Cila do të jetë historia ime?. Këto pyetje ia bëj vazhdimisht vetes prej se kam thyer rekordin", zbulon Muhammad.

Të paktën, në një mënyrë, Muhammad ka zbuluar se ajo tashmë po kërkon diçka më të madhe pasi është njëra prej myslimaneve më të shquara në SHBA në skenën globale të atletikës. Ajo as nuk transmeton e as nuk fsheh bindjet e saj, por nuk mban hixhab....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)