Sport

FBK-ja rrit fondin e shpërblimeve për klubet e suksesshme në sezonin 2019/20

 

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2019/20, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Por, kësaj radhe risia është se Bordi i FBK-së ka vendosur ta shtojë edhe një fond të shpërblimeve për Superligën e Kosovës konform Rregullores mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio Vizuale, e që ky fond është siguruar nga të hyrat nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, më saktësisht nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, me të cilin FBK-ja thotë se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe me të cilin kanë hyrë në vitin e dytë të bashkëpunimit.