Sport

Barcelona në garë për Willianin

Descriptive Text

Barcelona është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Chelseat, brazilianit Willian.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë kontaktuar Willianin, i cili ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni.

Te Barça janë të gatshëm ta transferojnë Willianin gjatë afatit kalimtar të janarit për një dëmshpërblim të vogël.

Ai shihet si përforcim i duhur te Barcelona, pasi ka paralajmëruar largimin nga ekipi londinez verën tjetër.

Willian 31-vjeçar, është pjesë e Chelseat prej vitit 2013, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Brazilit, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Anzhi e Shakhtar Donetsku. Pos Barcelonës për shërbimet e tij po insistojnë edhe Juventusi, Atletico Madridi, Milani e Roma.