Sport

Karateistët në Moskë do të paraqiten në Premier League

Përfaqësuesja e Kosovës në karate, të mërkurën, ka udhëtuar drejt Moskës për të marrë pjesë në Premier League, garë që do të mbahet prej 4 deri më 8 tetor në Rusi, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës (FKK), raporton “Koha Ditore”.

Kosova në këtë garë të rëndësishme për pikë olimpike do të paraqitet me katër garues: Herolind Nishevci (mbi 84 kg) e Elhami Shabani (75 kg) do të marrin pjesë në konkurrencën e meshkujve, kurse te femrat do të paraqiten Fortesa Orana (mbi 68 kg) dhe Adelina Rama (61 kg). Në mbikëqyrje të karateistëve të Kosovës, do të jetë përzgjedhësi Ylber Syla.

“Kosovarët kanë udhëtuar në Moskë për pjesëmarrje në Premier Ligë, garë shumë e rëndësishme për pikët e normës olimpike. Në këtë garë do të marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë të botës në kategoritë e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë të Kosovës (FKK).