Sport

Unitedi insiston për Dembelen

Unitedi insiston për Dembelen

Skuadra e Manchester Unitedit po insiston për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele gjatë afatit kalimtar të janarit, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Manchesteri tashmë ka kontaktuar ekipin francez, të cilit i ka ofruar mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për Dembelen, transmeton “Koha Ditore”. Ky i fundit, shihet si përforcim i duhur për sulmin te Manchesteri pas paraqitjeve të mira këtë edicion.