Sport

Sarri dëshiron Kanten te Juventusi

 

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Chelseat, N'Golo Kante në fund të këtij edicioni. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Sarri dëshiron të ribashkohet me Kanten, pasi me mesfushorin francez ka punuar edhe te Chelsea, transmeton “Koha Ditore”. Ai e sheh Kanten si përforcim të duhur për edicionin e ri në repartin e mesfushës.